Gjykata merr vendim ndaj shoferit që dyshohet për goditjen e dy të miturve me veturë në Pejë

Welcome to Kosova Today

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh shoferit, i cili dyshohet se të dielën goditi me veturë dy fëmijë në qytetin e Pejës. Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, prokurori i rastit Dorjan Juniku. Ndryshe, gjatë ditës […]

Gjykata merr vendim ndaj shoferit që dyshohet për goditjen e dy të miturve me veturë në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh shoferit, i cili dyshohet se të dielën goditi me veturë dy fëmijë në qytetin e Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, prokurori i rastit Dorjan Juniku.

Ndryshe, gjatë ditës zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi konfirmoi për “Betimi për Drejtësi” se shoferi ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe se i njëjti është recidivist i disa veprave penale.

“Është dorëzuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit. I njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe është recidivist i disa veprave penale”, kishte konfirmuar Nikçi.

Ndryshe, njëri nga të miturit e aksidentuar po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kurse tjetri në Spitalin e Pejës.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Gjykata Themelore Prokuroris Lajmin Betimi Drejt Dorjan Juniku Ndryshe Shkodran Qendr Klinike Universitare Kosov Spitalin

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Gjykata Themelore Prokuroris Lajmin Betimi Drejt Dorjan Juniku Ndryshe Shkodran Qendr Klinike Universitare Kosov Spitalin

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online