Lista Serbe i reagon ndërkombëtarëve: Të dashuruar në regjimin autoritar të Kurtit
Welcome to Kosova TodayLista Serbe(LS) ka reaguar ndaj deklarimeve të ndërkombëtarëve të cilët shprehen keqardhje për dorëheqjen e anëtarëve të LS-së nga komisionet komunale në veri. LS përmes një postimi në Facebook ka shkruar se janë të zhgënjyer me qëndrimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë, veçanërisht me qëndrimin e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rode. “Përfaqësuesit ndërkombëtarë janë të verbuar […]
Lista Serbe(LS) ka reaguar ndaj deklarimeve të ndërkombëtarëve të cilët shprehen keqardhje për dorëheqjen e anëtarëve të LS-së nga komisionet komunale në veri.
LS përmes një postimi në Facebook ka shkruar se janë të zhgënjyer me qëndrimin e përfaqësuesve ndërkombëtarë, veçanërisht me qëndrimin e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rode.
“Përfaqësuesit ndërkombëtarë janë të verbuar nga dashuria për regjimin autoritar antiserb të Albin Kurtit dhe nuk i shohin të gjitha lëvizjes e njëanshme të Prishtinës që shkelin sistematikisht të drejtat e popullit serb në Kosovë me qëllim të spastrimit përfundimtar etnik të serbëve nga vatra shekullore”, thuhet në postimin e LS-së.
Tutje LS është shprehur se “Kujtojmë se serbët me besimin më të mirë ishin të gatshëm të merrnin pjesë në procesin e zëvendësimit të kryetarëve të rremë, gjë që e treguan me nënshkrimin e peticionit në një kohë rekord dhe me më shumë nënshkrime se sa nevojitej, por që Albin Kurti projektoi një procedurë të tillë referendumi që është e pamundur dhe jo i realizueshëm me qëllimin e vetëm për të mbajtur kryetarë të rremë në karrige. I kujtojmë ambasadorit Rohde se ai ishte i mirëinformuar për të gjitha pengesat dhe kurthet në procesin e sipërpërmendur”, shkruan në postimin e LS-së në Facebook.
Tags Kerko
Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:Lista Serbe Facebook Prishtin Albin Kurtit Kosov Tutje Kujtojm Kurti Rohde
Kerko ne Google fjalet :
Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:Lista Serbe Facebook Prishtin Albin Kurtit Kosov Tutje Kujtojm Kurti Rohde