Për tre muaj, kosovarët investuan 32 milionë euro në Shqipëri

Investimet e huaja në Shqipëri, kanë arritur një vlerë rekord në fund të 2024-s, 423 milionë euro. Në një vit ky tregues është rritur me 29 mln euro, ndërsa nga tremujori i tretë në të katërt me 12 mln euro. Edhe pse qeveria ka shprehur shqetësim për origjinën anonime të investitorëve të huaj në Shqipëri

Për tre muaj, kosovarët investuan 32 milionë euro në Shqipëri

Investimet e huaja në Shqipëri, kanë arritur një vlerë rekord në fund të 2024-s, 423 milionë euro. Në një vit ky tregues është rritur me 29 mln euro, ndërsa nga tremujori i tretë në të katërt me 12 mln euro.

Edhe pse qeveria ka shprehur shqetësim për origjinën anonime të investitorëve të huaj në Shqipëri, statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se pjesa më e madhe e investimeve, 96 mln euro, vjen nga burime “konfidenciale”. Në një vit, investimet anonime janë shtuar me 43 mln euro.

Hollanda vazhdon të kryesojë investimet e huaja në Shqipëri, me 58 mln euro (+1 mln), ndjekur nga Turqia me 53 mln euro, por me rënie 3 mln euro. Lista vazhdon me Italinë me 52 mln euro investime (-3mln). Një rritje e fortë për 3 mujorin e fundit vërehet në investimet nga Kosova, në 32 mln euro, nga 22 mln që ishte tremujorin e parafundit të vitit.

Pas një rënie në tremujorët e mëhershëm, në fund të 2024-s, sektori imobiliar ka përjetuar një rritje te investimeve nga jashtë me 22 mln euro, duke arritur në vlerën më të latë të raportuar.

81 milionë euro investime i përkasin fushës financiare dhe 31 informacionit e komunikimit./Gazetasi/