Granit Xhaka nuk do të transferohet te Milani – Leverkusen refuzon kalimin

Granit Xhaka nuk do të veshë fanellën e Milanit këtë verë, pasi transferimi i tij drejt “San Siro-s” ka dështuar përfundimisht. Mesfushori shqiptar, i cili ishte lidhur ngushtë me një kalim te “kuqezinjtë”, nuk do të lejohet nga Bayer Leverkusen të largohet, transmeton ORAinfo. Sipas raportimeve të fundit nga mediat gjermane dhe italiane, klubi kampion […]

Granit Xhaka nuk do të transferohet te Milani – Leverkusen refuzon kalimin

Granit Xhaka nuk do të veshë fanellën e Milanit këtë verë, pasi transferimi i tij drejt “San Siro-s” ka dështuar përfundimisht.

Mesfushori shqiptar, i cili ishte lidhur ngushtë me një kalim te “kuqezinjtë”, nuk do të lejohet nga Bayer Leverkusen të largohet, transmeton ORAinfo.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat gjermane dhe italiane, klubi kampion i Gjermanisë nuk ka ndërmend të shesë lojtarin, i cili ka kontratë me Leverkusen deri në vitin 2028.

Edhe pse Milani e kishte vendosur Xhakën si një nga përforcimet kryesore për mesfushën, drejtuesit e Leverkusenit kanë mbyllur derën për çdo negociatë.

Kujtojmë se Xhaka ishte një ndër lojtarët më të rëndësishëm në suksesin e Leverkusenit këtë sezon, ku skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso arriti të shpallet kampione e Bundesligës pa asnjë humbje. /ORAinfo/