Grisja e Kuranit në Prizren, Hoxha: U tha se personi ka probleme psikike
Hoxha Orhan Bislimaj ka reaguar pasi u publikuan pamje të një personi duke e grisur librin e Kuranit. Ai ka thënë se me rastin po merret policia dhe se dyshohet që i dyshuari ka probleme psiqike. “E pamë nga afër Kur’anin e dëmtuar dhe tani është provë në organet e hetuesisë. Nuk ka dyshim, ky

Hoxha Orhan Bislimaj ka reaguar pasi u publikuan pamje të një personi duke e grisur librin e Kuranit.
Ai ka thënë se me rastin po merret policia dhe se dyshohet që i dyshuari ka probleme psiqike.
“E pamë nga afër Kur’anin e dëmtuar dhe tani është provë në organet e hetuesisë. Nuk ka dyshim, ky është një akt i shëmtuar dhe neveritës, në mënyrë të skajshme. Bazuar në informacionet e qytetarëve okular, tashmë Policia e Kosovës e ka një emër të dyshuar, e që u tha se kishte PROBLEME PSIQIKE. Kur’ani nuk mund të nënçmohet nga askush, veçse njeriu e nënçmon vetveten. Syfyr të këndshëm, Allahu kabull…!”