Hajdari: Kosova synon tri pikët edhe ndaj Austrisë

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, ka deklaruar se skuadra do të udhëtojë në Austri me synimin për të marrë një tjetër fitore.
“Dardanët” vijnë pas triumfit 1:0 ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa Hajdari pret që ekipi të ketë mbështetje të madhe edhe në ndeshjen e radhës.
Ai ka theksuar se Kosova do të kërkojë maksimumin për të siguruar tri pikët.
“Dua të festoj me tifozët dhe me ekipin. Edhe ndaj Austrisë do të hyjmë për tri pikë. Besoj se do të kemi një atmosferë shumë të mirë edhe atje”, është shprehur Hajdari.
Kosova tashmë e ka kthyer vëmendjen te përballja me Austrinë, ku synon të vazhdojë me rezultate pozitive.
The post Hajdari: Kosova synon tri pikët edhe ndaj Austrisë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



