Haliti: NATO nuk rri aty ku janë dy ushtri

Xhavit Haliti, anëtar i delegacionit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s, ka komentuar vizitën dhe mesazhet e sekretarit të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë. Haliti deklaron se nganjëherë politikanët kanë dëshirë të flasin për atë që dëshiron t’i dëgjoj njeriu. ”Problemi është se ne kemi dëshirë t’ ia bëjmë qejfin vetes dhe të flasim më

Haliti: NATO nuk rri aty ku janë dy ushtri


Xhavit Haliti, anëtar i delegacionit të Kosovës në Asamblenë e NATO-s, ka komentuar vizitën dhe mesazhet e sekretarit të NATO-s, Mark Rutte në Kosovë.

Haliti deklaron se nganjëherë politikanët kanë dëshirë të flasin për atë që dëshiron t’i dëgjoj njeriu.

”Problemi është se ne kemi dëshirë t’ ia bëjmë qejfin vetes dhe të flasim më shumë për atë se njerëzit kanë dëshirë me i dëgju’’ thotë ai.

Ai thotë se NATO nuk qëndron aty ku janë dy ushtri dhe se KFOR-i nuk është mision paralel me FSK-në.

‘’Së pari NATO nuk rri aty ku janë dy ushtri. KFORI nuk është mision paralel me FSK-në, por është mision që në bazë të rezolutës 1244 e ka për obligim me e ruajtur sigurinë në Kosovë dhe mos me pas konflikte të gjëra dhe ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës’’ thotë ai.

Sipas tij, FSK gradualisht është duke u zhvilluar me aq sa i takon sipas kompetencave të KFORI-it dhe NATO-s.

‘’FSK gradualisht është duke u zhvilluar në variantin aq sa i takon dhe sa i jep kompetenca NATO dhe KFORI’’ tha ai.