Hamas refuzon armëpushimin/ Zyrtari i grupit militant: Plani i SHBA, i papërshtatshëm për ne

Pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se Izraeli ka pranuar një plan armëpushimi 60 ditor në Rripin e Gazës të hartuar nga Washingtoni, Hamas deklaroi se plani i SHBA nuk I përmbush kërkesat e tyre. Një zyrtar i lartë i grupit militant i cili foli për BBC tha se ata do të vijojnë të studiojnë me [...]Read More...

Hamas refuzon armëpushimin/ Zyrtari i grupit militant: Plani i SHBA, i papërshtatshëm për ne

Pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan se Izraeli ka pranuar një plan armëpushimi 60 ditor në Rripin e Gazës të hartuar nga Washingtoni, Hamas deklaroi se plani i SHBA nuk I përmbush kërkesat e tyre.

Një zyrtar i lartë i grupit militant i cili foli për BBC tha se ata do të vijojnë të studiojnë me detaje planin amerikan, megjithatë deklarata e tij u interpretua nga mediat ndërkombëtare si një shenjë refuzimi nga Hamas.

Plani i armepushimit 60 ditor Izrael – Hamas u prezantua nga i derguari i Presidentit Amerikan Donald Trump per Lindjen e Mesme Steve Witkoff.Në draftin e dorëzuar palëve parashikohet që të ketë një ndalje të luftimeve për 60 ditë në një plan të ndarë me dy faza ku Hamas do të lironte në fazën e parë 5 pengje të gjalla dhe 9 të vrara dhe në fazën e dytë prapë po 5 pengje të gjalla dhe 18 të cilët janë vrarë në robëri. Në total Izraeli do të merrte mbrapsht 37 pengje nga 58 në total që Hamas mban aktualisht.

Në këmbim të lirimit të pengjeve dhe si pasojë e marrëveshjes së Armëpushimi Izraeli do të lirojë 125 palestinezë të dënuar me burgim të përjetshëm si dhe 1,111 të burgosur nga gaza pas 7 tetorit të vitit 2023. Sipas marrëveshjes Izraeli do të kthente gjithashtu edhe trupat e 180 palestinezëve të pajetë tek familjarët e tyre.

Steve Witkoff I dërguari I Donald Trump për Lindjen e Mesme ka theksuar se Izraeli sipas marrëveshjes do të gëzonte të drejtën ti kthehej luftimeve në çdo moment nëse bisedimet për lirimin e pengjeve të tjera dhe një paqe afatgjatë dështonin. Hamas ka refuzuar ne te shkuaren disa plane armepushimi te propozuara nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes.