Hamiti: Asnjë një njohje për shtetin nuk e ka siguruar kjo Qeveri diletantësh

Welcome to Kosova Today

Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se gjatë qeverisjes VV-GUXO, imazhi i Kosovës është më i keqi në histori të saj. Këtë pretendim ai e ka bazuar edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku thotë se ka “korrupsion serioz qeveritar”, si dhe atë të “Reporterët pa […]

Hamiti: Asnjë një njohje për shtetin nuk e ka siguruar kjo Qeveri diletantësh

Muhamet Hamiti, anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se gjatë qeverisjes VV-GUXO, imazhi i Kosovës është më i keqi në histori të saj.

Këtë pretendim ai e ka bazuar edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku thotë se ka “korrupsion serioz qeveritar”, si dhe atë të “Reporterët pa Kufij”, ku Kosova ka shënuar regres sa i përket lirisë së medias.

“Pozita ndërkombëtare e Republikës së Kosovës nuk është përmirësuar, por është përkeqësuar në këto vite të Qeverisë së Vetëvendosjes.  Asnjë njohje të re të shtetit tonë nuk e ka siguruar kjo Qeveri diletantësh. Për më tepër, Kosova është nën sanksione ndërkombëtare gati tash e një vit”.

‘Departamenti Amerikan i Shtetit, Freedom House, Reporterët pa Kufij kanë raportuar këto kohët e fundit për korrupsion të rëndë qeveritar, për ndërhyrje në gjyqësor, për shtypje të medias së lirë në Kosovë. Ka kohë që i kemi thënë këto ne.  Pushteti i parullës #KREJTdheDREJT s’ka dashur të dëgjojë. Imazhi i Kosovës në botë është më i keqi në historinë moderne të vendit tonë. Ky është ndryshimi që e ka realizuar koalicioni Vetëvendosje-Guxo nën drejtiminin e Albin Kurtit”, ka thënë Hamiti.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Muhamet Hamiti Lidhjes Demokratike Kosov Departamentit Amerikan Shtetit Reporter Kufij Kosova Pozita Republik Qeveris Qeveri Departamenti Freedom House Pushteti KREJTdheDREJT Imazhi Albin Kurtit

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Muhamet Hamiti Lidhjes Demokratike Kosov Departamentit Amerikan Shtetit Reporter Kufij Kosova Pozita Republik Qeveris Qeveri Departamenti Freedom House Pushteti KREJTdheDREJT Imazhi Albin Kurtit

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online