Hamza: Arsimit do t’ia shtojmë vlerën me njohuri që ndërlidhen me ekonominë dhe vendet e punës
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka qenë sot në qendrën Bonevet, e cila siç u shpreh ai inkurajon fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit t’i identifikojnë talentet dhe sipas tij, të zhvillojnë aftësitë e tyre. Ai është shprehur se arsimit do t’ia shtojnë vlerën me njohuri që ndërlidhen me ekonominë dhe vendet e

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka qenë sot në qendrën Bonevet, e cila siç u shpreh ai inkurajon fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit t’i identifikojnë talentet dhe sipas tij, të zhvillojnë aftësitë e tyre.
Ai është shprehur se arsimit do t’ia shtojnë vlerën me njohuri që ndërlidhen me ekonominë dhe vendet e punës
“Bonevet është një qendër e shkëlqyeshme e edukimit në Mitrovicë, që inkurajon fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit t’i identifikojnë talentet dhe zhvillojnë aftësitë e tyre”.
“Njëkohësisht me rritjen 50% të pagave për mësuesit dhe arsimtarët, shumë me rëndësi është t’i përkrahim edhe nismat në sektorin privat. Arsimit do t’ia shtojmë vlerën me njohuri që ndërlidhen me ekonominë dhe vendet e punës, në teknologji dhe fusha digjitale, si këtu në Mitrovicë”, ka shkruar Hamza në Facebook./Gazeta10