Hamza paralajmëron protesta: Po i shqyrtojmë, por njëherë në Kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se mënyra se si kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti po vepron është marrje e institucioneve në mënyrë antikushtetuese e antiligjore.
Sipas tij, Kosova nuk është pronë e asnjë partie politike.
Hamza tha se nuk ka seriozitet nga Kurti për krijimin e institucioneve.
Ai tha se do ta shqyrtojnë që ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese pasi është shkelje e rëndë e aktit më të lartë ligjor.
“Në të kaluarën dhunshëm e kanë ndal krijimin e institucioneve të Kosovës. Tash po hymë në një fushe të panjohur. Ne do ta trajtojmë këtë çështje nesër para thirrjes së seancës, ne nuk jemi faktorë të bllokimit të institucioneve. Ne po kërkojmë të respektohet akti me i lartë, ligjet me u shmang anarkia, mirëpo sigurisht që ne do përdorim të gjitha format demokratike. Të gjitha opsionet janë të hapura, ne mundemi me dërguar në Kushtetuese, por vendimi është shumë i qartë. Është një abuzim eklatant edhe nga lëvizja Vetëvendosje edhe nga Avni Dehari si kryesues i seancës. Ai nuk është serioz, po tallet me vendin, nuk bëhem pjesë e atyre lojërave. Ne kemi garuar me programe e prioritete”, tha ai.
Hamza tha se nuk do të përjashtohen as protestat.
“Shkeljen e bënë ai që ka thirrur seancën, kuvendi ka zyrë ligjore. Ata duhet me mendue mirë pse po e bëjnë këtë. Kjo është një qëllim i Kurtit për me i prolongue konstituimin e Kuvendit. Ne do ta shqyrtojmë si rast, ju e dini se kemi fituar numër të madh të rasteve në Gjykatë Kushtetuese. Nuk jemi bllok opozitar, jemi parti, unë flas në emër të PDK-së, jemi të hapur për tema të rëndësishme me bashkëpunuar me parti të tjera politike edhe me LDK-në e Aleancën. Të gjitha mjetet e lejuara demokratike do të jenë në përdorim, nuk përjashtohet edhe protesta”, tha Hamza.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



