Presidentja Osmani priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Sot, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutoi situatën aktuale politike në vend, përcjell albinfo.ch. Siç njofton Zyra e Presidentes, Osmani e informoi ambasadorin Orav për mbajtjen e takimit konsultativ me liderët e partive politike, të planifikuar […] The post Presidentja Osmani priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav appeared first on Albinfo.

Presidentja Osmani priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Sot, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Aivo Orav, me të cilin diskutoi situatën aktuale politike në vend, përcjell albinfo.ch.

Siç njofton Zyra e Presidentes, Osmani e informoi ambasadorin Orav për mbajtjen e takimit konsultativ me liderët e partive politike, të planifikuar për të enjten, më 15 maj.

Deri më tani, të gjitha partitë shqiptare në Kuvendin e Kosovës kanë bërë të ditur se do t’i përgjigjen ftesës së presidentes Osmani, për takimet me të cilat synohet t’i jepet zgjidhje ngërçit politik, megjithëse ata kanë shprehur pikëpamje të ndryshme për gjetjen e zgjidhjes.

Gjatë takimit të Osmanit me Orav u diskutua edhe për vizitat e rëndësishme të drejtuesve të lartë të BE-së në Kosovë, duke përfshirë vizitën e sotme të kryesuesit të Këshillit të BE-së, Antonio Costa, “si një sinjal i fuqishëm i mbështetjes së BE-së për integrimin evropian të Kosovës”.

Costa do të qëndrojë për vizitë zyrtare sot në Prishtinë, pas vizitës që kishte gjatë ditës së djeshme në Beograd.

The post Presidentja Osmani priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav appeared first on Albinfo.