Haradinaj: Aleanca është zëri dhe platforma kryesore e kundërshtimit ndaj të keqes së Kosovës

Welcome to Kosova Today

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore e kundërshtimit ndaj të keqes. Kështu ka thënë Haradinaj në 24-vjetorin e themelimit të AAK-së. “Ditëlindja e 24-të po shënohet në një moment kur Aleanca vazhdon të jetë boshti tërheqës, zëri dhe platforma […]

Haradinaj: Aleanca është zëri dhe platforma kryesore e kundërshtimit ndaj të keqes së Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore e kundërshtimit ndaj të keqes.

Kështu ka thënë Haradinaj në 24-vjetorin e themelimit të AAK-së.

“Ditëlindja e 24-të po shënohet në një moment kur Aleanca vazhdon të jetë boshti tërheqës, zëri dhe platforma kryesore e kundërshtimit ndaj të keqes së Kosovës. Është inkurajuese dhe ndihem me fat që jam në mesin njerëzve që kurrë nuk mu ndanë, e të cilët po e rrisin boshtin politik për ndryshimin në Kosovë. Na presin shumë punë me të cilat duam ta arrijmë realizimin e vizionit, i cili inspiroi pafund brezat para nesh”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka falënderuar bashkëatdhetarët të cilët asnjëherë nuk janë luhatur në rrugëtimin tonë.

“Nuk kam fjalë se si t’i falënderoj pafund bashkëatdhetarët me të cilët si pjesë të Aleancës ndamë gëzime, u përballëm me sfida, por kurrë nuk u luhatëm në rrugëtimin tonë. Urime 24-vjetorin, Aleancë! Zoti e bekoftë shtetin e Kosovës dhe popullin e saj”.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryetari Aleanc Ardhm Kosov Ramush Haradinaj Aleanca Urime

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryetari Aleanc Ardhm Kosov Ramush Haradinaj Aleanca Urime

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online