Komuna e Zveçanit siguron transport për nxënës

Welcome to Kosova Today

Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së Zveçanit. Përveç projekteve tjera të nevojshme, ai së fundmi përmes procedurave të prokurimit ka realizuar projektin me titull: Transporti i nxënësve të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët në komunën e Zveçanit. […]

Komuna e Zveçanit siguron transport për nxënës

Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së Zveçanit.

Përveç projekteve tjera të nevojshme, ai së fundmi përmes procedurave të prokurimit ka realizuar projektin me titull: Transporti i nxënësve të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët në komunën e Zveçanit.

Sot, Kryetari Peci pa nga afër bartjen/transportin e nxënësve dhe udhëtoi me fëmijë nga fshati Lipë deri në fshatin Zhazhë.

Sipas tij, komunat sigurojnë transportin e nxënësve nga fshatrat ku ata vijnë në zonat ku ndodhen shkollat dhe anasjelltas, sepse jo të gjithë nxënësit i kanë afër ambientet shkollore.

“Gjithashtu kjo kërkesë është e kamotshme sepse shumica e prindërve nuk kanë mundur të paguajnë mujoret e fëmijëve të tyre sepse janë me gjendje jo të mirë financiare”- u shpreh Kryetari Peci. Vlenë të theksohet që projekti për transportin e nxënësve është projekt tre vjeçar.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryetari Transporti Zhazh Sipas Gjithashtu

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryetari Transporti Zhazh Sipas Gjithashtu

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online