Haradinaj: Diaspora ofron mbështetje për Aleancën, për t’i dhënë Kosovës qeveri fituese

Welcome to Kosova Today

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet se diaspora përveç faktit që ishte krah i fortë në të gjitha periudhat për atdheun dhe frymëzim në përpjekjet për të arritur deri tek liria, ai thotë se ata po i ofrojnë mbështetje të fuqishme koalicionit të prirë nga Aleanca, për t’i dhënë Kosovës qeveri […]

Haradinaj: Diaspora ofron mbështetje për Aleancën, për t’i dhënë Kosovës qeveri fituese

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet se diaspora përveç faktit që ishte krah i fortë në të gjitha periudhat për atdheun dhe frymëzim në përpjekjet për të arritur deri tek liria, ai thotë se ata po i ofrojnë mbështetje të fuqishme koalicionit të prirë nga Aleanca, për t’i dhënë Kosovës qeveri fituese.

“Diaspora ishte krah i fortë në të gjitha periudhat për atdheun dhe frymëzim në përpjekjet tona për të arritur deri tek liria”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai shton se edhe një degë e re e AAK-së është formuar në Gjermani.

“Bashkatdhetarët në diasporë po i ofrojnë mbështetje të fuqishme koalicionit të prirë nga Aleanca, për t’i dhënë Kosovës qeveri fituese. Sot, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në kuadër të shtrirjes në Gjermani ka themeluar nëndegës e saj të radhës, në Boblingen, me ç’rast ka zgjedhur edhe organet drejtuese të saj”.

“Ashtu si dikur që arritëm ta formojmë Ushtrinë e Kosovës, pavarësinë energjetike dhe prodhimin e rrymës nga zero në 900 megavat, si dhe Trepçën si aset shtetëror në bazë të ligjeve të Kosovës, diaspora po beson fuqishëm se Aleanca din dhe mundet ta bëjë Kosovën anëtare të NATO-s dhe me një ekonomi të zhvilluar”.

“Faleminderit kryetarit të Aleancës për Gjermani, Ukë Blaka dhe bashkëpunëtorëve për sukseset e vazhdueshme!”.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryetari Aleanc Ardhm Kosov Ramush Haradinaj Aleanca Diaspora Facebook Gjermani Bashkatdhetar Boblingen Ashtu Ushtrin Faleminderit Blaka

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryetari Aleanc Ardhm Kosov Ramush Haradinaj Aleanca Diaspora Facebook Gjermani Bashkatdhetar Boblingen Ashtu Ushtrin Faleminderit Blaka

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online