Haradinaj nga Ukraina: Shpreha bindjen se miqësia mes Kosovës dhe Ukrainës ka potencial për ta dobësuar kontrollin e Putinit

Welcome to Kosova Today

Ish-ministrja e punëve të jashtme në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj po qëndron në Ukrainë. Haradinaj-Stublla është ftuar nga Kryerabini i Ukrainës, Moshe Azman, për të marrë pjesë në përurimin e strehimores nëntokësore në lagjen e komunitetit izraelit ‘Anatevka’. “Në Kiev të Ukrainës, në cilësinë e ish-Ministres së Jashtme të Republikës së Kosovës, me ftesë […]

Haradinaj nga Ukraina: Shpreha bindjen se miqësia mes Kosovës dhe Ukrainës ka potencial për ta dobësuar kontrollin e Putinit

Ish-ministrja e punëve të jashtme në Qeverinë e Kosovës, Meliza Haradinaj po qëndron në Ukrainë.

Haradinaj-Stublla është ftuar nga Kryerabini i Ukrainës, Moshe Azman, për të marrë pjesë në përurimin e strehimores nëntokësore në lagjen e komunitetit izraelit ‘Anatevka’.

“Në Kiev të Ukrainës, në cilësinë e ish-Ministres së Jashtme të Republikës së Kosovës, me ftesë të Kryerabinit të Ukrainës z.Moshe Azman, për të marrë pjesë në përurimin e strehimores nëntokësore në lagjen e komunitetit izraelit ‘Anatevka.’ Kisha nderin t’u adresohem të pranishmëve, bashkë me ish-Presidenten e Republikës së Kroacisë znj. Kolinda Grabar-Kitarovic, ku morrën pjesë edhe zyrtarë të lartë nga qeveria dhe ushtria e Ukrainës, ministra, deputetë, e liderë nga të gjitha konfesionet fetare.
Mes tjerash, theksova se populli i Kosovës qëndron përkrah popullit të Ukrainës pikërisht sepse e ndjen peshën e rëndë të luftës për liri e demokraci përballë barbarive të pafundme të Putinit. Nënvizova faktin se ashtu si Ukraina, edhe Kosova po përballet dhe po i reziston suksesshëm ambicieve malinje të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, duke shndërruar kështu vendet tona në mburoja kundër zgjerimit të ndikimit rus, dhe si kufij kritik për në sigurinë evropiane dhe transatlantike. Shpreha bindjen se miqësia mes Kosovës dhe Ukrainës ka potencialin e madh për të dobësuar kontrollin e Putinit në rajonet tona, duke krijuar një rrugë drejt një të ardhmeje të përbashkët brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Për popullin e guximshëm të Ukrainës dhe aleatët tonë të përbashkët” shkruan Haradinaj-Stublla në njoftim.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Qeverin Kosov Meliza Haradinaj Ukrain Stublla Kryerabini Moshe Azman Anatevka Ministres Jashtme Republik Kryerabinit Kisha Presidenten Kroacis Kolinda Grabar Kitarovic Putinit Ukraina Kosova Rusis Ballkanin Shpreha Bashkimit Evropian

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Qeverin Kosov Meliza Haradinaj Ukrain Stublla Kryerabini Moshe Azman Anatevka Ministres Jashtme Republik Kryerabinit Kisha Presidenten Kroacis Kolinda Grabar Kitarovic Putinit Ukraina Kosova Rusis Ballkanin Shpreha Bashkimit Evropian

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online