Haradinaj njofton numrin e kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit: 137 është fitorja e Kosovës
Kandidati për Kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe koalicionit, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista e tyre për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të bartë numrin 137. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se nën këtë numër do të përfaqësohen partitë e koalicionit, përfshirë Aleancën për Ardhmërinë e

Kandidati për Kryeministër nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe koalicionit, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista e tyre për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të bartë numrin 137.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se nën këtë numër do të përfaqësohen partitë e koalicionit, përfshirë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Konservatorët, Forumin Intelektual E-30 dhe Listën Ideal.
Haradinaj ka shtuar se ky numër do të sjellë fitore për Kosovën, duke u shprehur se “në numrin 137 është fitorja e Kosovës.” Ky angazhim për të arritur një mandat të ri për udhëheqjen e vendit do të jetë në fokus të fushatës për zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt.