Mbyllen tri institucione në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka ndërhyrë sot në një objekt në Mitrovicën e Veriut, me kërkesë të Komunës së kësaj pjese, ku ishin të vendosura tri institucione serbe: Institucioni për sport, rini dhe shërbime të specializuara, Lidhja Sportive dhe Shoqëria Kulturore-Artistike “Kosovski božur”, transmeton albinfo.ch. Zëvendëskomandanti i Policisë për pjesën veriore, Veton Elshani, ka bërë të […] The post Mbyllen tri institucione në Mitrovicë të Veriut appeared first on Albinfo.

Mbyllen tri institucione në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka ndërhyrë sot në një objekt në Mitrovicën e Veriut, me kërkesë të Komunës së kësaj pjese, ku ishin të vendosura tri institucione serbe: Institucioni për sport, rini dhe shërbime të specializuara, Lidhja Sportive dhe Shoqëria Kulturore-Artistike “Kosovski božur”, transmeton albinfo.ch.

Zëvendëskomandanti i Policisë për pjesën veriore, Veton Elshani, ka bërë të ditur për mediat në Kosovë se ndërhyrja është kryer në mënyrë të qetë dhe pa ndonjë incident.

“Zyrtarët komunalë kërkuan asistencën tonë për të hyrë në pronën që ata e konsiderojnë si të tyren. Ata hynë dhe më pas punonjësit e atyre institucioneve dolën nga hapësirat. Nuk pati asnjë problem”, tha Elshani.

Sipas tij, komuna pretendon se objekti është në pronësi të saj dhe ka kërkuar që të rikthejë përdorimin e tij për nevojat komunale. Policia ka asistuar gjatë procesit, ndërsa zyrtarët e institucioneve serbe janë larguar pa kundërshtim, transmeton albinfo.ch.

The post Mbyllen tri institucione në Mitrovicë të Veriut appeared first on Albinfo.