Haradinaj: Pavarësia dhe liria kërkojnë unitet, gabimet në këtë drejtim mund të rrezikojnë shtetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës, Ramush Haradinaj, ka uruar 17 vjetorin e pavarësisë. Ai para mediave teksa ka bërë homazhe në Prekaz ka thënë se gabimet për të ruajtur pavarësinë dhe lirinë përbejnë rrezik edhe për themelet e Kosovës. “Ju uroj nga zemra të

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës, Ramush Haradinaj, ka uruar 17 vjetorin e pavarësisë.
Ai para mediave teksa ka bërë homazhe në Prekaz ka thënë se gabimet për të ruajtur pavarësinë dhe lirinë përbejnë rrezik edhe për themelet e Kosovës.
“Ju uroj nga zemra të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Njëkohësisht, uroj edhe aleatët tanë të sigurisë, pasi edhe ata kanë kontribuar në pavarësinë tonë. Duhet të qëndrojmë të bashkuar për ta ruajtur pavarësinë dhe lirinë, sepse gabimet në këtë drejtim përbëjnë rrezik edhe për themelet e shtetit tonë”, ka deklaruar Haradinaj.
Kosova ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.
Sipas listës së publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashmte dhe Diasporës, mbi 100 vende të botës e kanë njohur atë.
Për 17 vjet shtetësi, Kosova është anëtarësuar në disa organizata ndërkombëtare, përfshirë ato financiare dhe sportive.
Në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit.
Kosova nuk është ende anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës, Organizatës Botërore të Tregtisë e të tjera./AP