Haradinaj: Sonte në Lipjan zotëroi forca e bashkimit rreth vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinja, ka bërë me dije se Lipjani do të jetë shembull i suksesit. Ai është shprehur i kënaqur me tubimin që ka pasur sonte në këtë komunë. Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar në Lipjan zotëroi forca e bashkimit rreth vizionit për Kosovën Fituese. “Energjia

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinja, ka bërë me dije se Lipjani do të jetë shembull i suksesit.
Ai është shprehur i kënaqur me tubimin që ka pasur sonte në këtë komunë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar në Lipjan zotëroi forca e bashkimit rreth vizionit për Kosovën Fituese.
“Energjia e Lipjanit – energji e fitores! Me potencialin e jashtëzakonshëm bujqësor dhe industrial, Lipjani do të jetë shembull i suksesit në Kosovën ku fitojnë të gjithë. Sonte në Lipjan zotëroi forca e bashkimit rreth vizionit për zhvillim ekonomik e siguri të përhershme”, ka shkruar Haradinaj.