Hasanaj kundër rritjes së çmimit të rrymës: Protestat do të vazhdojnë, e radhës mbahet të shtunën
Luan Hasanaj, organizatori i grupit protestues kundër shtrenjtimit të rrymës me moton: “Asnjë Cent më Shumë”, ka shprehur pakënaqësi të theksuar për vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16.1%. Ai e ka konsideruar këtë rritje si një vendim të padrejtë, që nuk merr

Luan Hasanaj, organizatori i grupit protestues kundër shtrenjtimit të rrymës me moton: “Asnjë Cent më Shumë”, ka shprehur pakënaqësi të theksuar për vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e Kosovës (ZRRE) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16.1%. Ai e ka konsideruar këtë rritje si një vendim të padrejtë, që nuk merr parasysh gjendjen ekonomike të qytetarëve.
‘’ Vendimi i ZRrE për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16.1% është një vendim i padrejtë, i pambështetur në interesin publik dhe i marrë pa asnjë ndjeshmëri ndaj gjendjes reale ekonomike të qytetarëve’’, tha Hasanaj për FrontOnline.
Hasanaj ka theksuar se ky shtrenjtim do të ketë ndikime të shumta, duke përfshirë rritjen e çmimeve të produkteve bazë, çka do ta bëjë jetesën më të vështirë për shumicën e familjeve në Kosovë. Ai ka paralajmëruar se protesta kundër këtij vendimi do të vazhdojnë, duke e theksuar se ky nuk është thjesht një problem energjie, por një çështje e dinjitetit dhe drejtësisë sociale.
‘’ Kjo rritje nuk është vetëm barrë mbi faturën e rrymës, por do të pasohet me rritje zinxhir të çmimeve të të gjitha produkteve bazë, duke e bërë jetën edhe më të papërballueshme për shumicën e familjeve në Kosovë. Po, protestat do të vazhdojnë. Reagimi qytetar nuk do të ndalet, sepse kjo nuk është vetëm çështje energjie, por çështje dinjiteti dhe drejtësie sociale’’, tha Hasanaj.
Protesta e ardhshme sipas Hasanaj është planifikuar për të shtunën, më 19 prill, në Sheshin Skënderbe, në ora 12:00, ku qytetarët do të shprehin edhe një herë pakënaqësinë e tyre ndaj vendimit të ZRRE-së.
‘’ Protesta e radhës mbahet këtë të shtunë, më 19 prill, në ora 12:00 në Sheshin Skënderbe’’, përfundoi Hasanaj.