Nëna e Hashim Thaçit nuk e di se sot u mor vendimi për djalin e saj

Nëna e Hashim Thaçit, Hyra Thaçi, nuk është në dijeni se sot në Hagë u shpall vendimi ndaj ish-presidentit të Kosovës dhe tre ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.
Kështu ka bërë të ditur kushëriri i Thaçit, Halimi, i cili ka treguar se familjarët nuk do t’ia tregojnë vendimin në rast se ai dënohet, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
“Nuk e di, nuk e di, nuk i kanë treguar. E nëse na gëzon Zoti, atëherë do t’ia lajmërojmë edhe do të… do të vijmë me u gëzuar edhe kjo ishalla…E vallahi nëse dënohet nuk mundemi me i treguar kurrë gjë”, tha kushëriri.
Ai ka thënë se familja dhe të afërmit po presin që Thaçi të lirohet, duke theksuar mungesën e tij gjatë kohës që ndodhet në Hagë.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



