“Kush i hëngri kapelat e Policisë”, Lëvizja Revolta me aksion simbolik

“Kush i hëngri kapelat e Policisë”, Lëvizja Revolta me aksion simbolik

Lëvizja Revolta ka mbajtur sot një aksion simbolik lidhur me gjendjen në Policinë e Kosovës, ku sipas tyre, Ministria e Punëve të Brendshme nuk arriti t’i sigurojë kapelat për ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kandidatëve të Policisë.

Lëvizja Revolta në shenjë simbolike ka vendosur edhe një diplomë të madhe për të gjithë policët e rinj, të cilët sipas tyre, do ta fillojnë punën në mungesë të uniformave, në mungesë të kushteve të punës.

“Për gjeneratën e 63-të të Policisë së Kosovës, sot do të ishte dita e pestë e punës, por fatkeqësisht Ministria nuk arriti t’i sigurojë kapelat për diplomim me 1 nëntor, prandaj e shtyu ceremoninë për 6 nëntor. Jo sepse me 6 nëntor do të vinin kapelat e reja, por sepse brenda pesë ditësh arritën të siguronin huazimin e kapelave të vjetra të policëve në detyrë, deri në përfundimin e ceremonisë.

Pyetja që na sillet ndër mend është: Kush i hëngri kapelat?

Prandaj, në shenjë simbolike kemi vendosur edhe një diplomë të madhe për të gjithë policët e rinj, të cilët do ta fillojnë punën në mungesë të uniformave, në mungesë të kushteve të punës, në mungesë të pagave dinjitoze, në mungesë të sigurimit të punës dhe atij shëndetësor.

Por, të mos harrojmë, puna për ta do të fillojë me përgjegjësinë maksimale, madje edhe me përgjegjësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftim.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.