Erina Nrecaj, në moshën 19-vjeçare bëhet zëvendësdrejtuese e një filialeje të Migros-it në Zvicër

Pa i mbushur ende 20 vjeç, Erina Nrecaj ka arritur një hap të rëndësishëm në karrierën e saj profesionale në Zvicër. Ajo është emëruar zëvendësdrejtuese e filialës Migros Promenade në Rorschach, transmeton albinfo.ch.
Vetëm dy vjet më parë, Nrecaj ishte ende në trajnim profesional në filialen e gjeneratës së re të Migros-it në Gossau. Ngjitja e saj e shpejtë në karrierë është rezultat i ambicies, aftësive profesionale dhe forcës së karakterit, sipas artikullit të publikuar nga “Migros Magazin”.
E reja nga Amriswili ka pranuar se nuk e kishte pritur të merrte këtë pozitë. Megjithatë, përgjegjësia e re po e ndihmon të zhvillohet edhe më shumë profesionalisht.
Drejtoresha e filialës ishte bindur nga pjekuria dhe njohuritë e saj të gjera profesionale. Ndërkohë, Erina është përshtatur mirë me rolin e ri drejtues dhe e sheh këtë si një kapitull të rëndësishëm në jetën e saj.
“Është shumë bukur kur dikush të beson një përgjegjësi të tillë. Filiala tashmë është, deri diku, ‘dyqani im’”, është shprehur ajo për “Migros Magazin”.
Rrugëtimi i Erina Nrecajt tregon se mosha nuk është domosdoshmërisht pengesë për të marrë përgjegjësi dhe për të ndërtuar një karrierë profesionale./Albinfo.ch
The post Erina Nrecaj, në moshën 19-vjeçare bëhet zëvendësdrejtuese e një filialeje të Migros-it në Zvicër appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



