Hetimet për diskotekën ‘e vdekjes’/ Selimi: Institucionet e drejtësisë kanë dështuar. Mickoski dhe qeveria po i shmangen përgjegjësisë
Eksperti për çështjet e sigurisë Sefer Selimi u shpreh për ‘Ballkan Update’ se në qeverinë maqedonase ka një neglizhencë dhe dështim në mbajtjen e përgjegjësisë dhe vendosjen përpara drejtësisë së autorëve. Sipas tij, nga pavarësia e deri më sot të gjithë politikanët kanë dështuar të krijojnë një sistem funksional me institucione të qëndrueshme. “Ka një [...]Read More...

Eksperti për çështjet e sigurisë Sefer Selimi u shpreh për ‘Ballkan Update’ se në qeverinë maqedonase ka një neglizhencë dhe dështim në mbajtjen e përgjegjësisë dhe vendosjen përpara drejtësisë së autorëve. Sipas tij, nga pavarësia e deri më sot të gjithë politikanët kanë dështuar të krijojnë një sistem funksional me institucione të qëndrueshme.
“Ka një neglizhencë dhe dështim në sistemit qeverisës, ka korrupsion në institucione.
Është një sistem i rrënuar që sa më herët kërkon një restart për tu vënë në funksion të qytetarëve që të sigurojë mirëqenie minimale dhe të thonë që ka dikush që nuk ju lë të digjeni të gjallë. Maqedonia ka kaluar një sistem tranzicioni. Vetë kryeministri nuk ka integritetin dhe kredibilitetin për të thënë që do i vendos të tërë para drejtësië sepse vetë ai është një nga personat që nuk dot ë mbajë përgjegjësi. Ka një orvatje duke përfshirë të tëra institucionet për të shmangur fajin. Vetë ministri i punëve të brendshme është duke udhëhequr hetimet dhe ai tregon se kush ka dhe nuk ka faj ndërkohë që duhet të ishte i pari që të jepte dorëheqjen.
Të gjithë politikanët që nga pavarësia dhe deri më sot kanë dështuar të ndërtojnë një sistem që të jetë funksionale me institucione të qëndrueshme që nuk bëjnë politikë ditore. Kemi një dështim historik, duhet një sjellje politike e të gjithë aktorëve.”
/ abcnews.al