Hoxhaj reagon për sulmin e Iranit ndaj Izraelit, tregon se çfarë duhet të bëjë Kosova

Welcome to Kosova Today

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka reaguar për sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke thënë se këto janë ngjarje që tregojnë se Kosova ka nevojë për një politikë të jashtme të mençur. Përmes një reagimi në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se sulmi i Iranit mbi Izraelin mbrëmë, vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe Gaza, agresionit […]

Hoxhaj reagon për sulmin e Iranit ndaj Izraelit, tregon se çfarë duhet të bëjë Kosova

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, ka reaguar për sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke thënë se këto janë ngjarje që tregojnë se Kosova ka nevojë për një politikë të jashtme të mençur.

Përmes një reagimi në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se sulmi i Iranit mbi Izraelin mbrëmë, vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe Gaza, agresionit i Serbisë në Banjskë vjet dhe, siç u shpreh ai, deklarimi i hapur i Hungarisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, “…gjë që çdoherë ka votuar për anëtarësimin tonë në organizata, janë ngjarje që tregojnë që për Kosovën një politikë e jashtme e mençur, së bashku me rritjen e kapaciteteve të sigurisë duhet ta ketë primatin mbi çdo politikë të brendshme ekonomike dhe shoqërore!”.

“Kushdo që mendon të kundërtën e ka shumë gabim, kur sot Kosova është e izoluar nga aleatët perëndimorë dhe e kërcënuar nga kundërshtarët lindorë!”, ka shkruar Hoxhaj.

“Sulmi i Iranit mbi Izraelin mbrëmë, vazhdimi i luftës në Ukrainë dhe Gaza, agresionit i Serbisë në Banjskë vjet dhe deklarimi i hapur i Hungarisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, gjë që çdoherë ka votuar për anëtarësimin tonë në organizata, janë ngjarje që tregojnë që për Kosovën një politikë e jashtme e mençur, sëbashku me rritjen e kapaciteteve të sigurisë duhet ta ketë primatin mbi çdo politikë të brendshme ekonomike dhe shoqërore! Kushdo që mendon të kundërtën e ka shumë gabim, kur sot Kosova është e izoluar nga aleatët perëndimorë dhe e kërcënuar nga kundërshtarët lindorë!”, tha ai.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kuvendit Enver Hoxhaj Iranit Izraelit Kosova Facebook Izraelin Ukrain Serbis Banjsk Hungaris Kosov Evrop Kushdo Sulmi

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kuvendit Enver Hoxhaj Iranit Izraelit Kosova Facebook Izraelin Ukrain Serbis Banjsk Hungaris Kosov Evrop Kushdo Sulmi

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online