Gashi i zjarrfikësve: Për 3 muaj i kemi 447 intervenime, rreth 700 euro janë shpenzimet e një intervenimi

Welcome to Kosova Today

Zëvendës-komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi në një prononcim për Front Online thotë se për gjatë vitit 2023 kanë pasur plotë 2367 intervenime ndërsa gjatë tre muajve të parë të këtij viti kanë pasur 447 intervenime, ku më së shumti intervenime kanë pasur në Prishtinë. ‘’Gjatë vitit 2023 i kemi pasur 2367 intervenime. Ndërsa […]

Gashi i zjarrfikësve: Për 3 muaj i kemi 447 intervenime, rreth 700 euro janë shpenzimet e një intervenimi
gashi-i-zjarrfikesve:-per-3-muaj-i-kemi-447-intervenime,-rreth-700-euro-jane-shpenzimet-e-nje-intervenimi

gashi-i-zjarrfikesve:-per-3-muaj-i-kemi-447-intervenime,-rreth-700-euro-jane-shpenzimet-e-nje-intervenimi


Zëvendës-komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Malë Gashi në një prononcim për Front Online thotë se për gjatë vitit 2023 kanë pasur plotë 2367 intervenime ndërsa gjatë tre muajve të parë të këtij viti kanë pasur 447 intervenime, ku më së shumti intervenime kanë pasur në Prishtinë.

‘’Gjatë vitit 2023 i kemi pasur 2367 intervenime. Ndërsa gjatë tre muajve të parë të këtij viti i kemi 447 intervenime. Më së shumti intervenime ka pasur në Prishtinë por ka pasur shumë intervenime edhe në Fushë Kosovë, Obiliq dhe Graçanicë’’, thotë ai.

Gashi ka treguar po ashtu se cilat kanë qenë intervenimet me të rrezikshme gjatë vitit të kaluar dhe përgjatë këtyre muajve të këtij viti.

‘’Intervenimet më të rrezikshme kanë qenë në Shtëpinë e Pleqve , ndërtesa shumëkatëshe, banesa në katin e nëntë në Bregun e Diellit , banesa në katin e 7 në 4 të mëngjesit në rrugën C, dhe së fundmi në Stacionin e rrymës si dhe sigurisht objektin e pajisjeve mjekësore’’ njofton ai për FrontOnline.

Ai thotë se vetëm një intervenim për të shkuar zjarrfikësit në vendin e ngjarjes kushton rreth 700 euro pa kalkuluar shpenzimet tjera

‘’Se sa është e kushtueshme nuk kemi bërë përllogaritje, nuk e dimë por duke krahasuar me shtete tjera perëndimore (me të dëgjuar) diku vetëm me shkuar zjarrfikësit në vendin e ngjarjes, mos me prek asgjë janë pagesa diku 700 euro e këto tjera për detaje nuk e di. Por me llogaritë amortizimin e automjeteve, shpenzimin, uljen e gatishmërisë për reagim, aty diku sillet’’, thekson ai.

 

Shqiperia ne Eurovision

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online