Lajm i mirë nga Hungaria, Magyar uron Kurtin, mbështet sigurinë dhe integrimin evropian të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet ambasadorit László István Dux, pranoi letër urimi nga kryeministri i Hungarisë Péter Magyar, për mandatin e ri qeverisës.
“Dua t’ju shpreh urimet më të sinqerta për zgjedhjen tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Ne njohim rolin kyç të Kosovës në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, jemi të bindur që një Ballkan Perëndimor prosperues ka rëndësi jetike për Hungarinë dhe mbarë kontinentin evropian” , shkroi ai.
Kryeministri Magyar rikonfirmoi përkushtimin e Hungarisë për sigurinë e Republikës së Kosovës dhe shprehu mbështetjen për integrimin e saj evropian.
“Në këtë frymë, më lejoni të ritheksoj se Hungaria mbetet e përkushtuar për të kontribuuar për sigurinë e Kosovës nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it dhe për të mbështetur vendin tuaj në rrugën evropiane”, shkroi kryeministri Magyar. Ky lajm është vlerësuar pozitiv për Kosovën, pasi që ish-kryeministri Orban nuk kishte shprehur gatishmërinë për të mbështetur Kosovën, për shkak të relacioneve të tij me ish-presidentin serb Vuçiq. (INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



