Ia goditi këmbën me veturë policit gjatë shqiptimit të një tikete, arrestohet gjakovari
Një burrë është arrestuar dje në Gjakovë, pasi dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor me veturë. Sipas raportit të policisë, i dyshuari ishte revoltuar pasi kishte marrë një tiketë për parkim të parregullt. Në shenjë pakënaqësie, ai dyshohet se e ka drejtuar veturën në drejtim të policit, duke e goditur në këmbë dhe duke i


Një burrë është arrestuar dje në Gjakovë, pasi dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor me veturë. Sipas raportit të policisë, i dyshuari ishte revoltuar pasi kishte marrë një tiketë për parkim të parregullt.
Në shenjë pakënaqësie, ai dyshohet se e ka drejtuar veturën në drejtim të policit, duke e goditur në këmbë dhe duke i shkaktuar lëndime trupore. “Zyrtarit policor i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

