ICG: Kosova po e fiton betejën për kontrollin e veriut të saj

Welcome to Kosova Today

The post d first on INA ONLINE.ICG: Kosova po e fiton betejën për kontrollin e veriut të saj appeare Kosova po e fiton betejën për kontrollin e veriut të saj rebel, me shumice serbe, derisa shpresat për normalizim mes Prishtinës dhe Beogradit po shuhen. Kështu thuhet në një shkrim të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (Internacional Crises Group). Sipas këtij Instituti, institucionet e mbetura serbe në territorin e Kosovës, të cilat i mbijetuan luftës se […] The post ICG: Kosova po e fiton betejën për kontrollin e veriut të saj appeared first on INA ONLINE.

ICG: Kosova po e fiton betejën për kontrollin e veriut të saj

The post d first on INA ONLINE.ICG: Kosova po e fiton betejën për kontrollin e veriut të saj appeare

Kosova po e fiton betejën për kontrollin e veriut të saj rebel, me shumice serbe, derisa shpresat për normalizim mes Prishtinës dhe Beogradit po shuhen.

Kështu thuhet në një shkrim të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (Internacional Crises Group).

Sipas këtij Instituti, institucionet e mbetura serbe në territorin e Kosovës, të cilat i mbijetuan luftës se vitit 1999 dhe pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, po shpërblehen si pasojë e një operacioni paraushtarak të mbeshtetur nga Serbia në shtator 2023.
“Ndersa rezistenca e kufizuar e dhunshme mbetet e mundur, Veriu i Kosovës i cili shpresonte për një autonomi apo bashkim me Serbinë po i nënshtrohet pa deshirë autoritetit të Prishtinës. Këto janë ditë të vështira për komunitetin serb, e ardhmja e te cilit është jetike për afrimin mes Beogradit dhe Prishtinës. Për të mbetur një komunitet i aftë për vetëqeverisjes, ata kanë nevojë për qasje të vazhdueshme në institucionet serbe, veçanerisht në arsim dhe kuides shëndetësor, plus mbështetje financiare. Ata gjithashtu kanë nevojë për nje ndjenje sigurie, e cila mund të ofrohet vetëm me kthimin e serbëve në forcën policore te Kosovës, nga e cila ata dhanë doreheqie në shenjë proteste në nëntor të vitit 2022”, thuhet në raport.

Aty po ashtu nënvizohet se Prishtina duhet ta tërheqë policinë e saj speciale nga veriu dhe Beogradi duhet të parandalojë veprimtari paraushtarake.

“Ne vitin 2021, Prishtina filloi të zbatoje autoritetin e saj në veri të Kosovës me një forcë të madhe policore. Masat e Prishtinës nxiten bojkot dhe dorëheqje masive nga serbèt, kështu qe policia dhe zyrtarët publik në këtë zonë me shumice serbe, janë shumica shqiptare. Barrikada te vendosura nga vendasit mobilizuan popullsinë, shumë prej te cilëve janë të armatosur; Serbia gjithashtu infiltroi disa qindra trupa për të forcuar rezistencen në dy raste në vitin 2022. Policia dhe protestuesit serbe shkëmbyen shpesh te shtëna me armë. Ne maj 2023, nje turme e zemeruar protestuesish serb e cila sulmonte njësinë speciale të Policisë se Kosovës, u përlesh me paqeruajtësit e NATO-s, që ndanin te dy grupet, duke lënë shumë ushtarë të KFOR-it të plagosur”, thuhet në raportin e ICG. (INA)

The post ICG: Kosova po e fiton betejën për kontrollin e veriut të saj appeared first on INA ONLINE.

Tags Kerko
Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
ONLINE Kosova Prishtin Beogradit Grupit Krizave Internacional Crises Group Sipas Instituti Kosov Serbia Ndersa Veriu Serbin Prishtina Beogradi Masat Barrikada Policia Policis

Shqiperia ne Eurovision

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online