Inaugurimi i Donald Trump, Kina dërgon zv.presidentin në ceremoni

Pekini ka marrë një hap të rrallë duke vendosur të dërgojë zyrtar të lartë për t’iu bashkuar ceremonisë së betimit të Donald Trump. Udhëheqësi kinez Xi Jinping mund të mos e ketë pranuar personalisht ftesën e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për inaugurimin e tij, por zëvendëspresidenti kinez Han Zheng pritet të marrë [...]Read More...

Inaugurimi i Donald Trump, Kina dërgon zv.presidentin në ceremoni

Pekini ka marrë një hap të rrallë duke vendosur të dërgojë zyrtar të lartë për t’iu bashkuar ceremonisë së betimit të Donald Trump.

Udhëheqësi kinez Xi Jinping mund të mos e ketë pranuar personalisht ftesën e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për inaugurimin e tij, por zëvendëspresidenti kinez Han Zheng pritet të marrë pjesë në inaugurimin e sotëm.

Dërgimi i një zyrtari të profilit të lartë dhe që ka përfaqësuar më parë Xi në ngjarje ndërkombëtare, përfshirë kurorëzimin e mbretit të Britanisë Charles III, sinjalizon interesin e Pekinit për një rivendosje të marrëdhënieve të tensionuara midis SHBA-së dhe Kinës.

Han e ka shfrytëzuar vizitën për t’u takuar me anëtarë të komunitetit të biznesit amerikan, duke përfshirë CEO të Tesla dhe bashkëpunëtorin e ngushtë të Trump, Elon Musk, sipas agjencisë shtetërore kineze Xinhua.