Interi e njofton Galatasarayn për çmimin e Calhanoglus, gjejnë zëvendësuesin e turkut

Interi ka nisur kërkimin për një zëvendësues të mundshëm të Hakan Calhanoglu, pasi e ardhmja e mesfushorit turk duket gjithnjë e më larg Milanos. Lajmi është raportuar nga gazeta prestigjioze italiane Corriere dello Sport. Skuadra zikaltër është e gatshme të dëgjojë oferta për 31-vjeçarin dhe kërkon një shumë që varion mes 30 dhe 35 milionë […]

Interi e njofton Galatasarayn për çmimin e Calhanoglus, gjejnë zëvendësuesin e turkut

Interi ka nisur kërkimin për një zëvendësues të mundshëm të Hakan Calhanoglu, pasi e ardhmja e mesfushorit turk duket gjithnjë e më larg Milanos.

Lajmi është raportuar nga gazeta prestigjioze italiane Corriere dello Sport.

Skuadra zikaltër është e gatshme të dëgjojë oferta për 31-vjeçarin dhe kërkon një shumë që varion mes 30 dhe 35 milionë eurosh për kartonin e tij.

Galatasaray ka shfaqur interes konkret për Calhanoglun dhe ka nisur kontaktet e para me Interin për një marrëveshje të mundshme gjatë kësaj vere.

Nëse ndodh largimi i Calhanoglus, drejtuesit e Interit kanë identifikuar si objektiv mesfushorin kolumbian Richard Rios, që aktivizohet te Palmeiras.

Rios ka tërhequr vëmendjen e skautëve zikaltër pas paraqitjeve mbresëlënëse që dha në Kupën e Botës për Klube 2025.

Mesfushori 24-vjeçar është i hapur për një aventurë në Evropë dhe Palmeiras mund të jetë i gatshëm ta shesë nëse mbërrin oferta e duhur.

Megjithatë, Interi do të përballet me konkurrencë nga disa klube të tjera evropiane që gjithashtu janë në garë për nënshkrimin e Rios.