“Irani po shembet financiarisht”- Trump: Ata duan që Ngushtica e Hormuzit të hapet, po humbasin 500 milionë dollarë në ditë

“Irani po shembet financiarisht”- Trump: Ata duan që Ngushtica e Hormuzit të hapet, po humbasin 500 milionë dollarë në ditë

“Irani po shembet financiarisht”- Trump: Ata duan që Ngushtica e Hormuzit të hapet, po humbasin 500 milionë dollarë në ditë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në rrjetin social Truth se Iran po përballet me një kolaps financiar, duke pretenduar se vendi po humbet rreth 500 milionë dollarë në ditë si pasojë e mbylljes së Ngushticës së Hormuzit.

Në postimin e tij më të fundit, Trump shkroi se Irani është “duke u shembur financiarisht” dhe se kërkon hapjen e menjëhershme të kësaj rruge strategjike detare, duke shtuar se strukturat ushtarake dhe policore në vend nuk po paguhen.

“Irani po shembet financiarisht! Ata duan që Ngushtica e Hormuzit të hapet menjëherë – Po humbasin para! Po humbasin 500 milionë dollarë në ditë. Ushtria dhe policia ankohen se nuk po paguhen. SOS!!!”, shkruan Donald Trump.

Kujtojmë që Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do ta zgjasë armëpushimin me Iranin deri kur Irani ta dorëzojë një propozim për t’i dhënë fund konfliktit përfundimisht.

Ai ka theksuar se ka udhëzuar ushtrinë amerikanë “ta vazhdojë bllokadën” dhe që të “qëndrojnë në gatishmëri”.

Burimi i lajmit:

ina-online.net
Shënim: Ky material është marrë nga burime publike në internet dhe është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.Portali nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen origjinale të publikuar nga burimi. Nëse keni ankesa apo kërkesa për heqje materiali, ju lutem na kontaktoni në facebook/KosovaToday Faleminderit për mirëkuptimin.