Irlanda kundërshton propozimin izraelit që vendi duhet të pranojë palestinezët
Ministria e Jashtme irlandeze ka refuzuar propozimin e ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, që Irlanda të pranojë refugjatë palestinezë nga Gaza. “Qëllimi duhet të jetë një rritje masive e ndihmave humanitare për Gazën, rivendosja e shërbimeve bazë dhe një kornizë e qartë brenda së cilës të zhvendosurit mund të kthehen. Çdo koment për të [...]Read More...

Ministria e Jashtme irlandeze ka refuzuar propozimin e ministrit izraelit të Mbrojtjes, Israel Katz, që Irlanda të pranojë refugjatë palestinezë nga Gaza.
“Qëllimi duhet të jetë një rritje masive e ndihmave humanitare për Gazën, rivendosja e shërbimeve bazë dhe një kornizë e qartë brenda së cilës të zhvendosurit mund të kthehen. Çdo koment për të kundërtën është vetëm shpërqendrues dhe i padobishëm,” tha ministria në një deklaratë dërguar Reuters.
Siç u raportua më parë, Katz urdhëroi ushtrinë izraelite të përgatiste një plan sipas të cilit banorët e Gazës mund të emigronin në vendet që bien dakord t’i pranonin ata, duke përmendur Spanjën, Irlandën dhe Norvegjinë si destinacione të mundshme.
Ministri i Jashtëm spanjoll Jose Manuel Albarez hodhi poshtë gjithashtu sugjerimin e Katz më herët se Spanja duhet të pranojë palestinezët e zhvendosur.
Vitin e kaluar, Irlanda, Norvegjia dhe Spanja e njohën Palestinën si shtet të pavarur./abcnews.al