Ish-ambasadori i Holandës: Bënim presion për themelimin e Speciales, Thaçit i thashë do të lirohesh sepse s’ka prova
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch gjatë fjalës së tij para protestuesve në Hagë kujtoi një bisedë me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tash mbahet në paraburgimin e Speciales, nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai ka kujtuar si i kishte thënë Thaçit të mos shqetësohej për […]

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch gjatë fjalës së tij para protestuesve në Hagë kujtoi një bisedë me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili tash mbahet në paraburgimin e Speciales, nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ai ka kujtuar si i kishte thënë Thaçit të mos shqetësohej për themelimin e Speciales.
“Më kujtohet kur shkova dhe e takova Thaçin dhe unë i thashë se nuk ke nevojë të jesh i shqetësuar, sepse nëse është gjyq i drejtë ti do të jesh i lirë për shkak të mungesës së provave”, ka deklaruar sot Bosch.
Por, ai ka thënë se gjyqi nuk doli të jetë aq serioz, siç kishte pritur.
“Fatkeqësisht kisha qenë gabim, se gjyqi nuk doli të jetë aq serioz aq sa unë kisha pritur të ishte. Sepse siç e mbani mend raportin e Dick Martyt i cili fliste për trafikim të organeve, edhe pse ai dy herë kishte dalur që ishte i pambështetur, Këshilli i Evropës e shtyu përpara agjendën për krijimin e kësaj Gjykate”, ka pohuar ai.
Një numër i madh protestuesish u mblodhën sot në qendër të Hagës për të kërkuar drejtësi për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim, para një procesi të stërzgjatur dhe të shumëkritikuar gjyqësor.