Ish-gjyqtari i Kushtetutës: Vendimet e qeverisë në dorëheqje mund të jenë të paligjshme
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, për “Front Online” ka folur mbi veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës pas dorëheqjes së kryeministrit Kurti, duke theksuar se qeveria aktuale është në statusin e një qeverie në dorëheqje dhe si e tillë nuk gëzon të gjitha kompetencat e një qeverie legjitime. “Qeveria është në dorëheqje. Quhet

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, për “Front Online” ka folur mbi veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës pas dorëheqjes së kryeministrit Kurti, duke theksuar se qeveria aktuale është në statusin e një qeverie në dorëheqje dhe si e tillë nuk gëzon të gjitha kompetencat e një qeverie legjitime.
“Qeveria është në dorëheqje. Quhet qeveri në dorëheqje, si nocion kushtetues. Qeveria në dorëheqje quhet për arsye se nuk i ka kompetencat e plota të një qeverie legjitime dhe legale që është. Këto janë të përshkruar në Kushtetutë dhe Ligjin për Qeveri, por nëse është në kundërshtim me ligjin, përgjigjet penalisht”, deklaroi Kryeziu.
Ai ka theksuar se Qeveria nuk ka të drejtë të bëjë emërime apo shkarkime të ministrave dhe zëvendësministrave, si dhe ka kompetenca të kufizuara në çështje të rëndësishme si buxheti.
“Kjo Qeveri është legale, por nuk është legjitime për shkak se i ka kompetencat e kufizuara e mesin e atyre kompetencave i ka që janë bazike për jetën, si për buxhet, pastaj nuk ka drejtë me emëruar dhe me shkarkuar ministra dhe zëvendësministra”, shprehet ai.