Ish-Kreu i Apelit: Kurti nuk e luftoi korrupsionin por i mbrojti ministrat dhe zyrtarët e dyshuar për korrupsion, madje i kandidoi edhe për deputetë

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti për premtimet e tij lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare. Shala ka theksuar se deri tani nuk ka pasur ndonjë shenjë të gatishmërisë nga ana e Kurtit për të luftuar korrupsionin në mënyrë serioze. ‘’Kryeministri Kurti ka dhënë premtime

Ish-Kreu i Apelit: Kurti nuk e luftoi korrupsionin por i mbrojti ministrat dhe zyrtarët e dyshuar për korrupsion, madje i kandidoi edhe për deputetë


Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti për premtimet e tij lidhur me luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Shala ka theksuar se deri tani nuk ka pasur ndonjë shenjë të gatishmërisë nga ana e Kurtit për të luftuar korrupsionin në mënyrë serioze.

‘’Kryeministri Kurti ka dhënë premtime të mëdha edhe që e lufton korrupsionin edhe për keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga personat zyrtarë’’ tha ai.

Sipas tij, deri tani nuk ka parë gatishmëri nga Kurti për ta luftuar korrupsionin.

‘’Deri më tani nuk kemi parë gatishmëri që e lufton korrupsionin’’ tha ai.

Ai ka shtuar se Kurti vetë ka mbrojtur në parlament persona të dyshuar për veprat penale korruptive si: Nagip Krasniqin, Martin Berishajn dhe Rozeta Hajdarin.

‘’Kurti vetë në Parlament i ka mbrojtur të dyshuarit për veprat penale korruptive apo për keqpërdorim të detyrës zyrtare, si Nagip Krasniqin, Martin Berishajn e Rozeta Hajdarin’’ potencoi Shala.

Për Shalën, kjo është një mospërputhje me premtimet e Kurtit, pasi ai ka kandiduar edhe ministra me aktakuza për deputetë, duke vënë në dyshim angazhimin e tij të vërtetë për luftimin e korrupsionit.

 “Kurti nuk e ka treguar gadishmërinë korrupsionin. Ai madje i ka kandidu për deputetë ministrat me aktakuza. Kurti nuk është i gatshëm me e luftu korrupsionin siç ka premtuar” ka përfunduar Shala.