Ish-ministri i ekonomisë: Qeveria po mundohet të bëj sistem ekonomik si në komunizëm
Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri, është deklaruar ndaj vendimit të ZRrE për tregun e lirë duke e cilësuar vendimin si të pamatur, të padrejtë dhe të dëmshëm për bizneset dhe për ekonominë në tërësi. ‘’Vendimi për kalim në treg të lirë është shumë vendim i pa matur i padrejtë e i dëmshëm’’, tha Shatri. Sipas tij

Ish-ministri i Ekonomisë, Haki Shatri, është deklaruar ndaj vendimit të ZRrE për tregun e lirë duke e cilësuar vendimin si të pamatur, të padrejtë dhe të dëmshëm për bizneset dhe për ekonominë në tërësi.
‘’Vendimi për kalim në treg të lirë është shumë vendim i pa matur i padrejtë e i dëmshëm’’, tha Shatri.
Sipas tij, energjia elektrike përbën deri në 30% të shpenzimeve të prodhimit për shumë kompani, dhe çdo rritje e çmimit do të përkeqësojë ndjeshëm konkurrueshmërinë e tyre, duke i vënë në pozitë të pabarabartë në treg.
Shumë nga këto biznese, sipas tij, do të përballen me falimentim apo me nevojën për të shkurtuar vendet e punës, si mënyrë për të mbijetuar.
‘’Kategoria e energjisë si pjesë e procesit të prodhimit e shërbimeve shkon deri në 30% shpenzimeve të prodhimit kur kjo shtrenjtohet këto kompani i nxjerrë në pozitë të pa favorshme e konkurruese në treg, këto duhet ose të falimentojnë ose ti largojnë punëtorët nga puna në mënyrë që të mos shkatërrohen’’, deklaroi Shatri.
Shatri e sheh këtë reformë si pjesë të një agjende politike të qeverisë aktuale, të cilën ai e akuzon për qasje ideologjike ndaj ekonomisë së tregut dhe një përpjekje për ta centralizuar kontrollin ekonomik nën maskën e barazisë sociale.
‘’ Kjo është bërë për qëllime politike, mendoj që qeveria Kurti në sy të mirë bizneset dhe prandaj dëshiron të bëjë një sistem ekonomik sikur në komunizëm, mos të ketë njerëz të pavarur të jenë të gjithë të barabartë në varfëri dhe duhet ti shkatërrojë sepse i konsideron armiq’’, theksoi ai.
Për më tepër, ai ngre dyshime mbi motivet e këtij tranzicioni, duke sugjeruar se qeveria dhe ZRRE po krijojnë kushte të favorshme për kompani të lidhura me pushtetin që përfitojnë nga importi i energjisë.
‘’Kjo qeveri përmes ZRrE u bën presion me çmim të rrymës në anën tjetër kompanitë e lidhura me të përfitojnë nga importi I rrymës dhe dëmet janë të shumëfishta’’, përfundoi Shatri.