Ish-ministri i Shëndetësisë: Aplikimi i anëtarësimit në OBSH do të dështonte si pasojë e raporteve të dëmtuara me partnerët ndërkombëtarë

Ish-ministri i Shëndetësisë: Aplikimi i anëtarësimit në OBSH do të dështonte si pasojë e raporteve të dëmtuara me partnerët ndërkombëtarë Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me dështimin e realizimit të premtimit të Kryeministrit Albin Kurti për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Ai

Ish-ministri i Shëndetësisë: Aplikimi i anëtarësimit në OBSH do të dështonte si pasojë e raporteve të dëmtuara me partnerët ndërkombëtarë


Ish-ministri i Shëndetësisë: Aplikimi i anëtarësimit në OBSH do të dështonte si pasojë e raporteve të dëmtuara me partnerët ndërkombëtarë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me dështimin e realizimit të premtimit të Kryeministrit Albin Kurti për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Ai tha se pa një koordinim intensiv dhe të sinqertë me partnerët strategjikë, shanset për sukses janë të vogla.

“Premtimi për aplikim për anëtarësim ne OBSH mund të realizohet nga cila do Qeveri, por shanset për anëtarësim pa koordinim intensiv dhe të sinqertë me partnerët tanë strategjik e sidomos me SHBA-të, nuk është i mundur”, shprehet ai.

Ai deklaroi se për shkak të raporteve të dëmtuara me partnerët ndërkombëtarë, aplikimi për anëtarësim mund të dështojë.

“Sigurisht që Kosova do të fitonte shumë nga anëtarësimi eventual në OBSH. Me këto raporte të lënduara me partnerët e vendit tonë, edhe aplikimi për anëtarësim në OBSH do të përfundoj me dështim sikurse edhe në institucionet tjera të rëndësishme ndërkombëtare”, thotë ai.

Rrahmani thotë se Kosova, si një shtet që nuk është anëtar i OKB-së, ka shumë vështirësi për të siguruar mbështetje për anëtarësim në OBSH pa lobim të vazhdueshëm.

“Kosova nuk është anëtare e OKB-së, dhe e ka shumë të vështirë të siguroj votën e mjaftueshme për tu anëtarësuar në OBSH, pa lobimin intensiv të shteteve mike”, deklaroi Rrahmani.