Ish-ministri, Kreshnik Bekteshi ende duke u marrë në pyetje në stacionin policor

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është ende në stacionin policor pasi dje është thirrur për një bisedë informative në lidhje me zjarrin në klubin e natës në Koçan, konfirmon Ministria e Punëve të Brendshme. Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, dje informoi se MPB-ja, në koordinim me Prokurorinë Publike, deri […] The post Ish-ministri, Kreshnik Bekteshi ende duke u marrë në pyetje në stacionin policor appeared first on Albinfo.

Ish-ministri, Kreshnik Bekteshi ende duke u marrë në pyetje në stacionin policor

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është ende në stacionin policor pasi dje është thirrur për një bisedë informative në lidhje me zjarrin në klubin e natës në Koçan, konfirmon Ministria e Punëve të Brendshme.

Ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Pançe Toshkovski, dje informoi se MPB-ja, në koordinim me Prokurorinë Publike, deri më tani ka identifikuar si të dyshuar mbi 20 persona për këtë ngjarje, nga të cilët 15 ndodhen në stacionin policor.

Disa nga të dyshuarit për shkaktimin e këtij akti penal kanë ndërruar jetë, ndërsa disa të tjerë janë në spital, transmeton albinfo.ch.

“Disa nga personat e arrestuar që ndodhen aktualisht në stacionin policor janë ata që, sipas provave të mbledhura deri më tani, kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për këtë ngjarje. Është arrestuar edhe një person, organizatori i ngjarjes, për të cilin kemi dyshime se është një nga ata që kanë faj të drejtpërdrejtë. Gjithashtu, janë arrestuar ish sekretari shtetëror i Ministrisë së ekonomisë, ish udhëheqësi i një sektori në Ministrinë e ekonomisë, ish drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe tre punonjës të kësaj drejtorie”, deklaroi Toshkovski.

Ndryshe, në lidhje me rastin deri më tani janë marrë në pyetje mbi 20 persona, ndërsa ndaj 11 prej tyre Prokuroria ka nisur një procedurë hetimi. Për tetë prej tyre është paraqitur një kërkesë për paraburgim të shkurtër, ndërsa tre të tjerët janë ende të shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

The post Ish-ministri, Kreshnik Bekteshi ende duke u marrë në pyetje në stacionin policor appeared first on Albinfo.