Ja cilët sektorë u prekën më shumë nga shpërnguljet në Maqedoninë e Veriut
Sektorët më të prekur nga papunësia në Maqedoninë e Veriut janë bujqësia, ndërtimtaria, gastronomia dhe turizmi, kryesisht për shkak të pagave të ulëta. Sipas Ivan Peshevskit nga Federata e Sindikatave, shumë punëtorë largohen sezonalisht drejt vendeve si Serbia, Kroacia dhe Sllovenia për paga më të larta. Në Kroaci, vetëm vitin e kaluar, u lëshuan mbi […] The post Ja cilët sektorë u prekën më shumë nga shpërnguljet në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albinfo.

Sektorët më të prekur nga papunësia në Maqedoninë e Veriut janë bujqësia, ndërtimtaria, gastronomia dhe turizmi, kryesisht për shkak të pagave të ulëta. Sipas Ivan Peshevskit nga Federata e Sindikatave, shumë punëtorë largohen sezonalisht drejt vendeve si Serbia, Kroacia dhe Sllovenia për paga më të larta.
Në Kroaci, vetëm vitin e kaluar, u lëshuan mbi 10,000 leje pune për shtetas maqedonas, duke dëmtuar më tej këto sektorë. Drejtori i Agjencisë së Punësimit, Selatin Beluli, thekson se rritja e pagave është e vetmja mënyrë për të frenuar këtë trend, raporton alsat transmeton albinfo.ch.
Për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore, autoritetet kanë miratuar një ligj që lejon studentët, pensionistët dhe të papunët të punojnë në mënyrë sezonale me sigurim shëndetësor dhe pensional.
The post Ja cilët sektorë u prekën më shumë nga shpërnguljet në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albinfo.