“Ja ke shkatërru jetën…”- Xheneta i kundërpërgjigjet komentuesve që vazhdojnë t’ia përmendin Gjestin

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3 dhe njëherësh finalistja e këtij edicioni, Xheneta Fetahu, ka qenë një personazh tejet i komentuar i javëve të fundit. Ajo ka pasur një lidhje me Gjestin gjatë kohës kur të dy ishin brenda spektaklit të Kosovës, derisa ky i fundit me daljen e tij, vendosi të hyjë edhe…

“Ja ke shkatërru jetën…”- Xheneta i kundërpërgjigjet komentuesve që vazhdojnë t’ia përmendin Gjestin
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3 dhe njëherësh finalistja e këtij edicioni, Xheneta Fetahu, ka qenë një personazh tejet i komentuar i javëve të fundit.

Ajo ka pasur një lidhje me Gjestin gjatë kohës kur të dy ishin brenda spektaklit të Kosovës, derisa ky i fundit me daljen e tij, vendosi të hyjë edhe në spektaklin e Big Brother të Shqipërisë.

Xheneta mori një koment të pazakontë nga një përdorues në rrjetet sociale, në postimin e saj të fundit në Instagram.

“Ja ke shkatërru jetën njeriut në Big, edhe prap vazhdon edhe jashtë me propagandu kundër tij… Ai s’ka me ‘kon’ kurrë i yti”, ishte komenti që ajo mori nga një përdorues, duke e pasur fjalën për Gjestin.

Megjithatë, Xheneta nuk qëndroi indiferente kundrejt këtij komenti duke i kthyer përgjigje: “’Masi’ unë ja ‘pasna’ ‘shkatërru’ shko ndreqja ti, gjithë këtë mllef në 02 të natës”.

Që pas përfundimit të formatit të BBVK-së, Xheneta ka pasur disa paraqitje publike edhe në televizione të Shqipërisë, ku ndër tjerash foli edhe për relacionin që ka pasur me Gjestin.