Edhe Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë shpallur aktgjykimin ndaj ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke e dënuar atë me 25 vjet burgim.
Sipas trupit gjykues, Krasniqi është shpallur penalisht përgjegjës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë periudhës 1998–1999. Vendimi u lexua gjatë seancës për shpalljen e aktgjykimit përfundimtar, pas një procesi gjyqësor që zgjati prej prillit të vitit 2023.
Gjatë gjithë përballjes me drejtësinë në Hagë, Krasniqi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe është deklaruar i pafajshëm, ndërsa mbrojtja e tij kishte kërkuar lirim nga përgjegjësia penale. Në dënimin e shqiptuar do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020.
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.