“Jam krenare për Aldon” – flet ish-bashkëshortja e banorit të Big Brother Vip Albania
“Unë e kam thënë disa herë që Aldo nuk është skuth dhe nuk e ka në natyrën e tij që…” E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ana Veseli, ish-bashkëshortja e Aldo Markut, banorit të “Big Brother VIP 4”. Ajo ka folur më shumë për rrugëtimin e tij në këtë reality…

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Ana Veseli, ish-bashkëshortja e Aldo Markut, banorit të “Big Brother VIP 4”.
Ajo ka folur më shumë për rrugëtimin e tij në këtë reality show, por dhe për marrëdhënien që ata kanë me njëri-tjetrin…
Si ka qenë kjo periudhë e “Big Brother” për ty, me hyrjen e Aldos aty?
Ka qenë një periudhë shumë e ngarkuar. Për mua, Aldo është një ndihmë shumë e madhe, ne e ndajmë kohën bashkë në rritjen e vajzës. Në këtë periudhë ai ka qenë jo prezent, por familjarët e mi më kanë ndihmuar shumë. Ka qenë një periudhë në të cilën unë nuk kisha kohë që të ndihesha e rënduar emocionalisht, sepse mungesa e Aldos i ka shkaktuar një mall të madh Akirës dhe duhet të isha më e fortë për të dhe ta merrja me sportivitet.
Të ka bërë krenare rrugëtimi i Aldos?
Unë them se po, edhe pse të tjerë kanë mendime të ndryshme. Kam qenë gjithmonë dhe vazhdoj të jem krenare për Aldon.
Aldon e kanë akuzuar në shtëpi si skuth, sa lidhen në përditshmëri këto akuza me të?
Patjetër që nuk lidhen. Unë e kam thënë disa herë që Aldo nuk është skuth dhe nuk e ka në natyrën e tij që të bëjë veprime të tilla. Mendoj se është ai presioni që ti je në një lojë dhe duhet të sillesh si në një lojë. Por nuk është i vetmi që i bën ato veprime.
Shumë e kanë quajtur si donzhuan me flirtet e tij me vajzat e shtëpisë, si e sheh ti?
Nuk është një akuzë e keqe. Më mirë do doja të shihja një flirt në ekran dhe energji të mirë, se sa të shihja Aldon që ofendon dhe debaton me femrat, siç bëjnë të tjerët.