Januzi: Kemi arritur pajtim me menaxhmentin për pagat, nëse nuk i mbajnë fjalët vazhdojmë me greva dhe protesta

Welcome to Kosova Today

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi, ka thënë për FrontOnline se ka pasur sot një takim me menaxhmentin e Trepçës e ku ka thënë se kanë arritur një pajtueshmëri për ta kaluar situatën në të cilën gjendet aktualisht kjo ndërmarrje dhe punëtorët e saj. ‘’Pagesa është hedhur në realizim qysh […]

Januzi: Kemi arritur pajtim me menaxhmentin për pagat, nëse nuk i mbajnë fjalët vazhdojmë me greva dhe protesta

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi, ka thënë për FrontOnline se ka pasur sot një takim me menaxhmentin e Trepçës e ku ka thënë se kanë arritur një pajtueshmëri për ta kaluar situatën në të cilën gjendet aktualisht kjo ndërmarrje dhe punëtorët e saj.

‘’Pagesa është hedhur në realizim qysh ditën e hënë të javës së kaluar, por është merr me vonesë rreth orës 15:30 dhe nuk është arritur të shpërndahet kalimi i mjeteve tek të gjithë minatorët përveç atyre që kanë qenë klientë në Bankën NLB, kjo shumë ka qenë 40%, kalimi i atyre mjeteve ka ndodhë sot’’ thotë ai.

Januzi thotë se kanë rënë dakord që deri javën e ardhshme të kryhen gjitha pagesat për punëtorët e kësaj ndërmarrje dhe nëse nuk mbarojnë pagesat atëherë do të ketë greva dhe protesta nga minatorët.

‘’Kemi arritur po ashtu pajtueshmëri që edhe një 30% del sot eventualisht nesër dhe i kemi jep hapësirë menaxhmentit që deri në javën e ardhshme me gjetur zgjedhje financiare, nëse nuk kryhen obligimet atëherë përgjegjësinë e merr menaxhmenti dhe minatorët do të nisin me grevë ose me protesta edhe me kërkuar realizimin e pagës së tyre’’, shton ai.

Januzi për FrontOnline thotë se kjo ndërmarrje ka nisur me punën e saj dhe presin deri në javën tjetër të zgjidhet gjithçka rreth pagave.

‘’Trepça nga data 3 e muajit mars ka filluar me punuar dhe arritëm pajtueshmëri që deri javën tjetër të presim dhe ata dhanë arsyet e tyre për mos realizimin e pagesës. Mundësitë e dialogut i kemi shtjerrë. Ishte një takim i frytshëm mirëkuptues’’, tha ai.

 

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Kryetari Sindikat Pavarur Minator Ibrahim Januzi FrontOnline Pagesa Ishte

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Kryetari Sindikat Pavarur Minator Ibrahim Januzi FrontOnline Pagesa Ishte

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online