JD Vance shkon në Groenlandë, por zëvendës presidenti amerikan viziton vetëm bazën e SHBA

Vizita e zv-presidentit amerikan JD Vance në kryeqytetin e Grenlandës nuk është anuluar. Ish-kryeministri suedes Carl Bildt tha në një postim në X se avioni i Vance është larguar nga kryeqyteti dhe vizita e planifikuar nuk do të bëhet. Zvpresidenti do i bashkohej bashkëshortes së tij Usha Vance në vizitën në Groenlandë, por pas zhvillimeve [...]Read More...

JD Vance shkon në Groenlandë, por zëvendës presidenti amerikan viziton vetëm bazën e SHBA

Vizita e zv-presidentit amerikan JD Vance në kryeqytetin e Grenlandës nuk është anuluar.

Ish-kryeministri suedes Carl Bildt tha në një postim në X se avioni i Vance është larguar nga kryeqyteti dhe vizita e planifikuar nuk do të bëhet.

Zvpresidenti do i bashkohej bashkëshortes së tij Usha Vance në vizitën në Groenlandë, por pas zhvillimeve të fundit ata do të vizitojnë vetëm një bazë të largët amerikane dhe jo kryeqytetin e vendit.

Por presidenti amerikan Donald Trump këmbënguli që Shtetet e Baskuara të kenë në zotërim Groenlandën e madje nuk përjashtoi as përdorimin e forcës për të arritur qëllimin e tij.

Trump tha se SHBA ka nevojë për Groenlandën, për të rritur sikurinë e saj dhe sigurinë ndërkombëtare.

Grenlanda, e cila kërkon pavarësinë nga Danimarka, ka rezerva masive të pashfrytëzuara të mineraleve dhe naftës, megjithëse kërkimi i naftës dhe uraniumit janë të ndaluar.

Ajo është gjithashtu e vendosur në mënyrë strategjike midis Amerikës së Veriut dhe Evropës në një kohë të rritjes së interesit të SHBA, Kinës dhe Rusisë në Arktik, ku korsitë detare janë hapur për shkak të ndryshimeve klimatike.

Autoritetet dhe banorët e Groenlandës kanë dalë kundër deklaratave të Trump dhe e kanë bërë të qartë se u takon atyre të vendosin për vendin e vet.

Sipas sondazheve, shumica e banorëve mbështesin pavarësinë nga Danimarka, por jo aneksimin nga Uashingtoni.