Kamberi: Epopeja e UÇK-së shënon fillimin e çlirimit të popullit të shtypur shqiptarë të Kosovës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë homazhe sot në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në nder të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Epopeja e UÇK-së shënon fillimin e çlirimit të popullit të shtypur shqiptarë të Kosovës. “Me të janë vendosur themelet e para

Kamberi: Epopeja e UÇK-së shënon fillimin e çlirimit të popullit të shtypur shqiptarë të Kosovës

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë homazhe sot në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në nder të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Epopeja e UÇK-së shënon fillimin e çlirimit të popullit të shtypur shqiptarë të Kosovës.

“Me të janë vendosur themelet e para të Kosovës shtet dhe pas sajë ka ardhur liria për të cilën u sakrifikuan shumë gjenerata ndër vite!”

“Prekazi përjetësisht do të mbetet nikoqiri i Epopesë e familja Jashari dëshmi se sa e shtrenjtë është liria!”

“Lavdi familjes Jashari. Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për liri”, ka thënë Kamberi.