Kandiq: Të akuzuarit për vrasjen e 118 civilëve në Pejë s’vijnë në seanca, gjyqësori s’funksionon

Welcome to Kosova Today

Natasha Kandiq, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare (HLC), ka reaguar për gjyqësorin në Serbi lidhur me mospjesëmarrjen në seanca gjyqësore të pjesëtarëve të VTO VJ-së, të cilët kanë vrarë 118 civilë në fshatrat e Pejës gjatë kohës së luftës në Kosovë. Kandiq, përmes platformës “X” ka shkruar se të akuzuarit për krime lufte […]

Kandiq: Të akuzuarit për vrasjen e 118 civilëve në Pejë s’vijnë në seanca, gjyqësori s’funksionon

Natasha Kandiq, drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare (HLC), ka reaguar për gjyqësorin në Serbi lidhur me mospjesëmarrjen në seanca gjyqësore të pjesëtarëve të VTO VJ-së, të cilët kanë vrarë 118 civilë në fshatrat e Pejës gjatë kohës së luftës në Kosovë.

Kandiq, përmes platformës “X” ka shkruar se të akuzuarit për krime lufte në fshatrat e komunës së Pejës, ku kanë vrarë 118 civilë, si pjesëtarë të VTO VJ-së, nuk vijnë në 3 nga 8 seancat e planifikuara.

Kjo sipas saj, tregon se gjyqësori është ‘i prishur’.

“Nëse të akuzuarit për krime lufte në fshatrat e komunës së Pejës, ku kanë vrarë 118 civilë si pjesëtarë të VTO UJ-së, nuk vijnë në 3 nga 8 seancat e planifikuara, kjo tregon se gjyqësori është i prishur, që është mbështetur nga fakti se aktgjykimi i shkallës së parë është nxjerrë në vitin 2014”, ka shkruar ajo.

Prej përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, rreth 70 persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare.

Nga viti 2000, deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë janë hetuar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).

Në vitin 2018, EULEX-i i ka dorëzuar lëndët në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendëse.

Tags Kerko

Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:
Natasha Kandiq Fondit Drejt Humanitare Serbi Kosov Misioni Kombeve Bashkuara UNMIK Bashkimit Evropian Sundim Ligjit EULEX Prokurorin

Kerko ne Google fjalet :

Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:
Natasha Kandiq Fondit Drejt Humanitare Serbi Kosov Misioni Kombeve Bashkuara UNMIK Bashkimit Evropian Sundim Ligjit EULEX Prokurorin

Shiko videon ...

Sisteme Online Programime
Programing Online