Shqetësimet e opozitës rreth Projektligjit për Këshillin Prokurorial, Haxhiu: Po t’i kishin seriozisht do të merrnin pjesë në punëtorinë e organizuar
Welcome to Kosova TodayMinistrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Grupi punues i Komisionit për Legjislacion po mban punëtorinë për trajtimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial, gjersa thekson se opozita po t’i kishte seriozisht shqetësimet rreth këtij ligji do të merrnin pjesë në punëtori. Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se akuzat e pabaza në Kuvend për […]
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Grupi punues i Komisionit për Legjislacion po mban punëtorinë për trajtimin e Projektligjit për Këshillin Prokurorial, gjersa thekson se opozita po t’i kishte seriozisht shqetësimet rreth këtij ligji do të merrnin pjesë në punëtori.
Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se akuzat e pabaza në Kuvend për kapje e ndërhyrje janë boshe.
“Po t’i kishin opozita seriozisht ‘shqetësimet’ e tyre në draftin e Ligjit për Këshillin Prokurorial, do të ishin të pranishëm në punëtorinë e organizuar nga Komisioni për Legjislacion.
Grupi punues i Komisionit për Legjislacion po mban punëtorinë për trajtimin e projektligjit për Këshillin Prokurorial, i cili së fundi ka kaluar në parim. Një dokument shumë i rëndësishëm që parasheh reformën në KPK.
Në këtë punëtori janë të pranishëm përfaqësues nga sistemi i drejtësisë, shoqëria civile dhe partnerët tanë por jo edhe opozita”, shkruan ajo.
Ministrja më tej thekson se akuzat e pabaza në Kuvend për kapje e ndërhyrje janë boshe dhe nuk kalojnë.
“Sigurisht synimet i kanë që ta pengojnë reformën dhe shpresat i mbajnë në Gjykatën Kushtetuese”, shkruan ajo.
Tags Kerko
Kete lajm mund ta gjeni direkt ne linqet me posht:Ministrja Drejt Albulena Haxhiu Grupi Komisionit Legjislacion Projektligjit Prokurorial Facebook Kuvend Ligjit Komisioni Sigurisht Gjykat Kushtetuese
Kerko ne Google fjalet :
Kliko mbi fjalet me posht shfaqet kerkimi:Ministrja Drejt Albulena Haxhiu Grupi Komisionit Legjislacion Projektligjit Prokurorial Facebook Kuvend Ligjit Komisioni Sigurisht Gjykat Kushtetuese