Kapet kanguri që shkaktoi kureshtje në Aargau, misteri për pronarin mbetet

Kapet kanguri që shkaktoi kureshtje në Aargau, misteri për pronarin mbetet

Një kangur që shkaktoi mjaft kureshtje në kantonin Aargau është kapur të premten pasdite, pasi për disa ditë kishte bredhur i lirë në zonën e Dietwil, përcjell albinfo.ch.

Kafsha u vu re fillimisht nga fëmijët e një kampi veror, të cilët në fillim menduan se kishin parë një lepur gjigant. Më pas u konfirmua se bëhej fjalë për një kangur.

Autoritetet u përpoqën ta afronin kafshën, madje edhe me tranguj, por ajo u largua duke kërcyer. Policia dhe rojtarët e faunës kontaktuan strehimore dhe qendra për kafshë në rajon për të gjetur pronarin, por askush nuk raportoi humbjen e një kanguri.

Të premten pasdite, kafsha u kap me sukses, duke i dhënë fund aventurës së saj në natyrë. Megjithatë, origjina e kangurit dhe identiteti i pronarit të tij mbeten ende të panjohura, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet./Albinfo.ch

The post Kapet kanguri që shkaktoi kureshtje në Aargau, misteri për pronarin mbetet appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.